Blind Taste| Java 1| Punata 5, receta Fileto Viçi

2016-04-22 6

Fileto Viçi
Përbërësit: fileto viçi, gjalp, ananas, açeto balsamike, mjaltë, kumbulla të thata, kripë, tabasko.
Përgatitja:
1. Fileton e viçit e pastrojmë dhe e presim në të kundërt të indeve
2. E skuqim në tigan me gjalp vetëm pasi tigani të jetë ngrohur mirë
3. Pasi i kemi bërë një pjekje normale, i shtojmë në copa të prera ananasin duke e skuqur dhe atë deri sa të marrë një ngjyrë të florinjtë.
4. Heqim fileton dhe ananasin dhe po në atë tigan hedhim 150 ml açeto balsamike, 1 lugë mjaltë, kripë, dy deri tre pika tabasko.
5. E ziejmë deri sa masa të reduktohet dhe produkti i mbetur të jetë sa një e treta e masës fillestare.
6. Duke i shtuar në fund një kubik gjalp përftojmë keshtu salcën.
7. Në të shtojmë kumbullat e thata, ananasin dhe fileton dhe pasi të jetë unifikuar e shërbejmë.